Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump është caktuar për të martën pasdite, sipas CBS News.
Trump pritet të udhëtojë nga Florida me aeroplanin e tij privat dhe të dorëzohet te agjentët federalë atje për ta mbrojtur, transmeton Telegrafi.
Një juri e madhe e Manhatanit, New York e ka paditur Trumpin në lidhje me një pagesë prej 130 mijë dollarësh për t’ia blerë heshtjen yllit pornografik Stormy Daniels, pasi kjo e fundit pretendon se kanë pasur një aferë.
Akuzat ende nuk janë publike dhe një avokat i Trumpit tha të premten se edhe ai nuk e ka lexuar ende aktakuzën.
Një zyrtar i zbatimit të ligjit tha për CBS se Trump pritet të udhëtojë me aeroplanin e tij privat për në New York të hënën, përpara se t’iu dorëzohet zyrtarëve të martën.
Procesi ka gjasa të përfshijë disa ose ndoshta qindra agjentë të Shërbimit Sekret, shtoi zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti.
Trumpi nuk do të prangoset, shtoi zyrtari, duke thënë se prangat zakonisht përdoren vetëm për të dyshuarit që mendohet se janë një rrezik fluturimi ose sigurie.
Seanca do të zhvillohet në orën 14:15 me orë lokale.
Avokati i Trumpit, Joe Tacopina, tha për ABC News se Trump “ndoshta” do të paraqitet në gjykatë të martën, “por asgjë nuk është e sigurt”.
Prokurorët “do të përpiqen të marrin çdo lloj publiciteti që munden nga kjo gjë”, tha ai, duke shtuar se “presidenti nuk do të vihet në pranga”.
“Unë e kuptoj se ata do të mbyllin blloqet përreth gjykatës, duke mbyllur gjykatën”, vazhdoi ai.
Siguria po koordinohet nga FBI-ja, NYPD, Shërbimi Sekret dhe oficerët e gjykatës së qytetit të New Yorkut. /Telegrafi/