Site icon Telegrafi

Seanca për aktivistët e VV-së, nuk lejohen xhirimet

E plotësuar: Ka filluar të mbahet seanca në Gjykatën e Apelit ndaj Gjykatës së Apelit për katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të dënuar nga Gjykata Themelore.

Në seancën për sulmin në Kuvend është kufizuar xhirimi, kjo për shkak se gjykata ka marrë vendim që xhirimi të lejohet vetëm deri në momentin e fillimit të referimit të lëndës.

Ky kufizim po bëhet me respektimin e parimit që të akuzuarit janë të pafajshëm, deri të vërtetohet fajësia e tyre.

Gazetarët janë lejuar të qëndrojnë brenda, por pa xhiruar.

Seanca e radhës ndaj katër aktivistëve të VV-së

Sot në Gjykatë e Apelit do të mbahet seancën e radhës ndaj aktivistëve të Lëvizjes, Atdhe Arifit, Frashër Krasniqit, Adea Batushës, Egzon Haliti, të dyshuar për sulm ndaj Kuvendit.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar Atdhe Arifi me 6 vjet burg, Frashër Krasniqin me 8 vjet, Egzon Halitin me 5 vjet e gjysmë dhe Adea Batushën me 2 vjet burg, e cila është në liri.

Të katër të akuzuarit, së bashku me tani të ndjerin, Astrit Dehari, akuzoheshin për sulm ndaj Kuvendit në përpjekje për të parandaluar kalimin e Marrëveshjes së Demarkacionit.

Exit mobile version