Site icon Telegrafi

Seanca e radhës lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit mbahet më 5 shkurt

Seanca për vazhdimin e procesit penal gjyqësor për rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq është caktuar për datën 05 shkurt të këtij viti, pranë Departamentit Special në krimet e rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar avokati Musa Damati, i cili tha se në këtë proces voluminoz penal të vrasjes së politikanit Ivanoviq është e pa pranueshme shtyrja e vazhdueshme e seancave për arsye të mungesës së përmbushjes së detyrimeve ligjore

“Është caktuar data për vazhdimin e procesit penal gjyqësore lidhur me rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq, seanca fillestare është caktuar të mbahet për datën 5 Shkurt 2021. Në këtë proces voluminoz penal të vrasjes së politikanit Ivanoviq është e pa pranueshme shtyrja e vazhdueshme e seancave në mungesë të përmbushjes së detyrimeve ligjore për të siguruar një gjykim të drejtë dhe brenda afateve të arsyeshme kohore”, ka thënë Damati.

Lexo po ashtu Vrasja e Oliver Ivanoviqit: Tri vjet, tri padi, ende pa aktgjykim

Ndërkaq, siç tha avokati Damati klientja e tij e akuzuar në këtë rast penal është në liri dhe ndaj saj nuk ka ndonjë masë izoluese.

Ndryshe, për këtë rast penal shqyrtimi ka filluar në muajin dhjetorë të vitit 2019 me ngritjen e aktakuzës së parë, ndërsa deri tash në këtë proces gjyqësorë janë ngritur tri aktakuza, duke u plotësuar dhe ndryshuar ato vazhdimisht nga organi i akuzës. /Telegrafi/

Exit mobile version