Telegrafi

Seanca e radhës gjyqësore kundër Zaevit, kësaj radhe si kryeministër

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, duhet të paraqitet në seancë gjyqësore për lëndën ”Ryshfeti”, për herë të parë si kryeministër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai është i akuzuar për korrupsion gjatë periudhës së tij si kryetar i komunës së Strumicës. Sipas akuzës, Ivan Nikollov-Saçevaliev-it i ka kërkuar mbi 150 mijë euro para, respektivisht nga 2 euro për metër katror për një tokë ndërtimore në Strumicë./Telegrafi/