Site icon Telegrafi

Seanca e përbashkët, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi nënshkruajnë disa marrëveshje

Në Podgoricë sot u mbajt mbledhja e parë e përbashkët e qeverive të Malit të Zi dhe Republikës së Maqedonisë së veriut, ku u përfundua se hapja dhe besimi mes dy vendeve mundëson hapësirë të pakufizuar për përforcim të lidhjeve në të gjitha sferat e interesit të përbashkët.

Siç informojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, dy qeveritë përfunduan se marrëdhëniet e Malit të Zi dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut janë të mira dhe bazohen në parimet e miqësisë, hapjes dhe besimit. Fakti se mes dy vendeve nuk ka çështje të hapura në bazë politike mundëson hapësirë të pakufizuar për përforcim të lidhjeve në të gjitha sferat e interesit të përbashkët.

“Komunikimi i vazhdueshëm dhe cilësor i organeve të të dy vendeve rezulton me nënshkrimin e disa marrëveshjeve, si dhe me marrëveshje për intensifikim. Janë nënshkruar: Marrëveshja mes Qeverive të Malit të Zi dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për mbrojtje të ndërsjelltë të të dhënave të klasifikuara, Protokoll për bashkëpunim të Ministrive të Punëve të Brendshme në sferën e integrimit evropian, marrëveshja për bashkëpunim në sferën e mjedisit jetësor mes Ministrisë së Zhvillimit të qëndrueshëm dhe Turizmit të Malit të Zi dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së veriut dhe Memorandumi për mirëkuptim në fushën e shëndetësisë mes Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Shëndetësisë të Malit të Zi, me çka u përfituan parakushtet e domosdoshme për përforcim të lidhjeve ekzistuese në këto sfera”, informojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp.

Është folur për nevojën e avancimit dhe përforcimit të intensitetit të bashkëpunimit në të gjitha sferat e interesit të përbashkët, me theks të posaçëm në sferën e ekonomisë, duke i pasur parasysh potencialet në sferën e këmbimit të të mirave mes dy shteteve, ambientit ekzistues investues dhe resurseve turistike. Në atë kuptim në mënyrë të posaçme është shprehur kënaqësi nga mbajtja e Biznes forumit në të cilin afaristë të shquar nga të dy vendet i definuan sferat e interesit të përbashkët në suaza të të cilave do ta intensifikojnë bashkëpunimin e ardhshëm.

Gjithashtu në seancën e sotme është arritur marrëveshje që mbledhja e ardhshme e të dy qeverive të mbahet në Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/

Exit mobile version