Telegrafi

Seanca e Kuvendit vazhdon pa opozitën, pozita merr disa vendime

Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë vazhduar seancën e sotme plenare, pasi LDK-ja dhe PDK-ja e lëshuan sallën.

Në sallë janë gjithsej 61 deputetë, andaj edhe ka kuorum të mjaftueshëm për votimin e projektligjeve.

Lexo po ashtu Pozita pa deputetët e saj në Kuvend, opozita lëshon sallën në mungesë të kuorumit

Në këtë seancë Kuvendi ka miratuar Projektligjin për bujqësi dhe zhvillim rural, atë për parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes.

Ndërsa, në parim ka kaluar edhe Projektligji për zhvillimin rajonal të balancuar dhe ai për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore.

Këto projektligje janë miratuar pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim. /Telegrafi/