Telegrafi

Seanca e Kuvendit, debat për deportimin e gjashtë shtetasve turq (Video)

Ka filluar të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, ku deputetët do të debatojnë lidhur me arrestimin dhe deportimin e gjashtë turqve.

Seanca e jashtëzakonshme po mbahet pas kërkesës së 40 deputetëve.

Ndryshe, shtetasit turq u dëbuan nga Kosova më 28 mars.

Personat Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina janë deportuar në Turqi.

Pas këtij rasti, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte kërkuar lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi dhe të ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.

Sefaj ka dhënë dorëheqje një ditë më parë, ndërkaq Haradinaj për rastin e Gashit tha sot se çështja mbetet në duart e presidentit.  /Telegrafi/