Sot në ora 12:00 do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për rastin e abuzimit të së miturës në Drenas.
Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se me VV dhe LDK kanë kërkuar mbajtjen e kësaj seance të jashtëzakonshme.
Ajo tha se kërkojnë përgjegjësi institucionale për rastin e abuzimit të së miturës në Drenas.
“… Këto nuk janë më raste të izoluara… Shumë prej tyre kanë kaluar në heshtje. Kërkojmë përgjegjësi institucionale për këtë rast…”, tha Haxhiu.
Ajo tha se kanë kërkuar që të pranishëm në seancë të jenë kryeministri, ministri i Punëve të Brendshme, ai i Shëndetësisë. /Telegrafi/