Site icon Telegrafi

Seanca e jashtëzakonshme për mungesën e ushqimit të ushtarëve, Tahiri: Vetëm një qeveri e paaftë si kjo, ka mundur të na sjellë në këtë situatë

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Kuvendin e Kosovës, Abelard Tahiri tha se nuk e kishte menduar kurrë se Kuvendi do të thërrasë seancë të jashtëzakonshme për shkak të mungesës së ushqimit për ushtrinë.

Tahiri përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se vetëm një qeveri e paaftë si kjo, ka mundur t’i sjellë deputetë në këtë situatë.

“Nuk e kam menduar kurrë se një ditë Kuvendi i Kosovës do të thërrasë seancë të jashtëzakonshme për shkak të mungesës së ushqimit për Ushtrinë e Kosovës. Vetëm një qeveri e paaftë si kjo, ka mundur të na sjellë në këtë situatë. Megjithatë, në seancën e jashtëzakonshme që e kemi ftuar sot, përtej kritikave, fokus primar e kemi angazhimin për të gjetur një zgjidhje emergjente, në mënyrë që urgjentisht të evitohet ky problem. Ushtria e Kosovës është krenaria jonë”, ka shkruar Tahiri. /Telegrafi/

Exit mobile version