Me 18 shtator vazhdon seanca për lëndën e PSP-së “Trajektorja”, ku do të dëgjohen një pjesë e 14 bombave për të cilat sot gjyqtari Goran boshevski i zgjodhi për t’i dëgjuar në seancë me kërkesë të mbrojtjes, por pa praninë e publikut.
Sot një pjesë e seancës, pas pauzës u dhanë gjykatë që të merret vendim për kërkesën e dëgjimit të 14 bombave kontestuese, një pjesë e të cilave u dëgjuan, por pa pranin e publikut.
Prokurorja Lile Stefanovsk për këto “bomba” kontestuese vlerësoi se nuk duhet të llogariten si dëshmi, sepse kanë qenë biseda private, ndërsa disa prej tyre janë bërë në gjuhë të huaj.
Seanca e sotme për lëndën “Trajektorja” u zhvillua me dy pausa.
Në lëndën “Trajektorja” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zv.kryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-drejtori për Rrugë Shtetërore Lupço Georgievski
Për këtë lëndë duhet të dëgjohen gjithsej 315 “bomba”. /Telegrafi/