Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka thënë se seanca e 1 shtatorit ka mundësi që do të shtyhet për 6 shtator.
Kjo, sipas tij, ka të bëjë me shenjtërimin e Nënës Terezë që bëhet me 5 shtator.
Me 1 shtator është e paraparë që të mbahet seanca për t’u hedhur në votim ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi. Por, pos këtyre deklarimeve të Hasanit dhënë për Indeksonline, nuk ka vendim zyrtar se seanca do të shtyhet.