Telegrafi

Sean Penn shihet duke kaluar kohë me ish-bashkëshorten Leila George disa javë pasi finalizuan divorcin

Sean Penn dhe ish-bashkëshortja e tij, Leila George, u panë duke pasur një takim miqësor në një plazh në Coney Island të hënën (16 maj), gati një muaj pasi ata finalizuan divorcin e tyre.

Ish-partnerët u fotografuan me humor të mirë teksa të dy me radhë përkëdhelin qenin e tyre, të cilin e adoptuan së bashku në vitin 2017.

Duket se George, 31 vjeç, u ndal për t’u ndenjur me Penn, 61 vjeç, ndërsa ai bëri pushime nga xhirimet për filmin e tij të ardhshëm, “Black Flies”, në pikën turistike të Brooklynit.

Foto: Paul Martinka

Aktorja australiane u shfaq e veshur me tuta sportive gri, bluzë të kaltërt  atlete dhe syze dielli të zeza.Penn, ndërkohë, shihet i veshur me xhinse dhe bluzë të kaltër me një logo në të.

“Black Flies” është një dramë për një ndihmës të ri i cili bën rrugën e tij gjatë vitit të parë të punës në New York, sipas IMDb.

Foto: Paul Martinka

Paparazzi kapi një ekip filmi që regjistronte aktorët gjatë xhirimit të skenave, në të cilat ata ecnin dhe flisnin në plazh, Surf Avenue dhe hyrjen e metrosë në West 8th Street.

Regjisori francez Jean-Stephane Sauvaire, i cili ishte gjithashtu në xhirime, u fotografua në një moment duke i hedhur një sy qenit të Pennit.

Foto: Paul Martinka

Mirëpritja e ngrohtë e aktores në setin e filmit vjen vetëm katër javë pasi ajo dhe Penn u shpallën ligjërisht beqarë.

Ylli i “Fast Times at Ridgemont High” më parë pranoi se ishte ai që “shaktërroi martesën” sepse ai e shihte Xhorxhin vetëm “në baza ditore”.

Foto: Paul Martinka

“Ne ishim të martuar teknikisht për një vit, por për pesë vjet, unë isha një djalë shumë i neglizhuar”, tha Penn për Hollywood Authentic në prill 2022.

Lexo po ashtu Sean Penn dhe Leila George finalizojnë divorcin pas pothuajse dy vitesh martesë

George bëri kërkesë për divorc në tetor 2021 pas vetëm një viti martesë. Penn u pa duke mbajtur unazën e tij të martesës disa ditë më vonë.

Foto: Paul Martinka

Megjithëse çifti u nda, George ka vazhduar të punojë me ‘CORE Response’, organizatën jofitimprurëse të Pennit, të cilën ai e krijoi si përgjigje ndaj tërmetit të vitit 2010 në Haiti.

Penn mbërriti gjithashtu në Ukrainë – vetëm disa javë më parë – për të filmuar një dokumentar në mes të pushtimit rus. /Telegrafi/