Site icon Telegrafi

Sead Kolasinac në krah të Xhakës e Mustafit: Me shqipet (Foto)

Sead Kolasinac gjatë verës u transferua te skuadra angleze e Arsenalit. 

Mbrojtësi dhe mesfushori i krahut të majtë, Kolasinac sezonin vjeshtor ka pasur paraqitje solide me ekipin londinez.

Boshnjaku duket se është në shoqëri të mirë me dyshen shqiptare, Grantit Xhakën dhe Shkodran Mustafin.

Me këta dy të fundit futbollisti shihet në imazhin e fundit të publikuar në llogarinë personale në Instagram.

“Me shqipet”, shkruan 24-vjeçari teksa shihet në tuta së bashku me dyshen shqiptare të Gunners.

Dueli i radhës për Arsenalin në Premier Ligë zhvillohet të dielën më 31 dhjetor kur ekipi udhëton për duel ndaj West Bromwich Albionit.

Ndryshe, Kolasinac deri më tani ka luajtur 16 ndeshje për Arsenalin dhe ka shënuar një gol. /Telegrafi/

Exit mobile version