Telegrafi

Se teknologjia po i shkatërron edhe emocionet e një fitoreje të madhe, e tregon kjo foto në krye me Messin

Argjentina e ka mposhtur Venezuelën me rezultat 4-1 për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Copa America.

Ndërkaq, një fotografi e skuadrës pas ndeshjes po bën xhiro në internet për mënyrën e “festimit” të asaj fitoreje.

Në vend se të çmenden nga gëzimi dhe euforia, duke qenë se Argjentina nuk e ka fituar këtë garë që nga viti 1993, favoritët për titullin e Copa America shfaqen të qetë me telefona në duar.

Kjo fotografi ka nxitur komente të shumta dhe kritika kundrejt lojtarëve, si Lionel Messi, Gonzalo Higuain, Sergio Aguero e të tjerë, pse nuk janë gëzuar për triumfin e kombëtares së tyre.

Ndryshe, Higuain i shënoi dy gola në atë ndeshje, ndërsa Messi një. Golin tjetër e realizoi Erik Lamela. /Telegrafi/