Telegrafi

Së shpejti vjen “Midis Tirones” nga Noizy (Foto)

Reperi Noizy së fundmi ka bërë të ditur se është në përgaditje të një projekti të ri muzikor, të cilin pritet ta publikojë këto ditë.

Ai ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi ku shihet në studio duke inçizuar këngën.

Kënga e re titullohet “Midis Tirone”, dhe është punuar nga DJ Aboom në studion e “OTR Records”, ndërsa tekstin e këngës e ka shkruar vetë Noizy.

Shumë shpejt pritet të nisin edhe xhirimet e klipit, ndërsa i gatshëm për fansat do të jetë në muajin tetor. /Telegrafi/