Telegrafi

Së shpejti “Ti, Ti” – këngë e re ritmike nga Sabri Fejzullahu (Video)

Sabri Fejzullahu pritet të publikojë së shpejti projektin e ri të tij.

Legjenda e muzikës argëtuese është duke punuar në krijimin e ri të tij muzikor.

“Ti, Ti” titullohet projekti i ri i Sabriut i cili njihet për këngët – sidomos për baladat e tij.

Ky projekt është paralajmëruar nga Milot Llalloshi dhe projekti do të lansohet në një platformë krejt tjetër – atë të Premier Songs.

Nuk dihen ende bashkpuntorët e tjerë të Sabri Fejzullahut në këtë këngë, por ai vazhdon të jetë një prej këngëtarëve më të kërkuar të skenës. Kënga megjithatë duket mjaft ritmike.

70 vjeçari po tregon se nuk e ka ndërmend të ndalet dhe se mosha është vetëm numër për të.

Ai besohet se ka afro 700 këngë të realizuara. /Telegrafi/