Site icon Telegrafi

Së shpejti seriali për fëmijë “O Sa Mirë Kids”

Teleshikuesit do të jenë dëshmitar edhe të një seriali të ri, i cili do të shfaqet shumë shpejt në ekranet tona televizive.

Po për dallim prej serialeve të tjera, autori Fisnik Vejsa ka menduar të sjell një krijimtari të re artistike.

“Baba” i “O Sa Mirë” ka pohuar për Telegrafin se së shpejti do të fillojë xhirimet e episodeve të para të serialit “O Sa Mirë Kids”, ku në rolet kryesore do të jenë fëmijët.

Ai më tutje ka pohuar se seriali është format i njëjti si “O Sa Mirë”, por që në qendër të vëmendjes do të jenë fëmijët dhe ka karakter edukativ, por nuk do të mungojnë edhe pjesë humoristike.

Lexo po ashtu Fisnik Vejsa, producenti i "O Sa Mirë" tregon shumëçka rreth serialit: Si lindi ideja dhe risitë që na presin gjatë 2018

Vejsa ka thënë se “aktorët e rinj do të jenë të moshës deri 12-13 vjeçare dhe se do të përzgjidhen ndërsa pjesë e saj do të jenë edhe aktorët e serialit O Sa Mirë”.

Telegrafi në ditët në vijim do të zbuloj edhe detaje të tjera rreth serialit më të ri. /Telegrafi/

Exit mobile version