Telegrafi

Së shpejti, “Rrahmoni” me një superbukuroshe në “O sa trip” (Foto)

Së shpejti në ekranet televizive do të shfaqet edhe një emision argëtues veror.

Bëhet fjalë për show “O sa trip”, i cili më ndryshe nga të gjitha emisionet e gjertanishme që janë shfaqur në trojet shqiptare.

“Tripi” i këtij emisioni ka si protagonist kryesor aktorin e serialit “O sa mirë”, Kushtrim Qerimi i njohur më mirë si “Rrahmoni”.

Ky i fundit do të shoqërohet prej bukuroshesh, Egzona Ismajli në këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm përgjatë brigjeve shqiptare nga Ulqini deri në Dhërmi.

Por, në të gjithë këtë rrugëtim aktori do të ndalet në një qytet bregdetar shqiptar, ku me një shumë prej 50 eurove do të duhet të ushqehet, të bëj plazh, të vizitoj një muze, të argëtohet në një lokal nate, sigurisht, të siguroj vendin e fjetjes.

E për detaje të tjera, Telegrafi do t’iu mbaj të informuar dhe se si ka kaluar në këtë “Trip”, “Rrahmoni” do t’i informojmë në ditët në vijim. /Telegrafi/