Telegrafi

Së shpejti projekti i ri nga Alex (Video)

Reperi i ri, Alex, do të lansojë së shpejti projektin e tij të ri.

Bëhet fjalë për një projekt solo por me përmasa më gjigante se realizimet e tij tjera.

Blero i cili përkujdeset për krijimtarinë e tij në studion Elephant ka konfirmuar se Alex po vjen me këngë të re, teksa një pjesë e tekstit është: “Alexander i vogël, po sherrin si Alexandri i madh”.

Tekstin pikërisht e ka shkruar Onati i Babastars, teksa muzika nga Prygo, kurse klipi do të punohet së shpejti nga AV films (dikur Artvision).