Telegrafi

Së shpejti projekti i ri i Capital T me Mixeyn

Mixey duket se do ta ketë një verë me plot risi në projekte muzikore.

Ish-anëtari i grupit TDS, Mixey solli dy javë më parë në skenën muzikore videoklipin me Granit Dërgutin dhe Xhensila Murtezin.

Suksesi i këngës “Lova”, i cili u pa mbi 2.5 milionë herë në YouTube, ka shtyrë producentin të fillojë punën në këngën e re.

Bashkëpunimi i radhës është me Capital T, ku ky i fundit shfaqet me motive kombëtare, jo vetëm ai, por edhe modelet pjesëmarrëse në videoklip. /Telegrafi/