Telegrafi

Së shpejti martohen, Granit Xhaka shfaqet i lumtur bashkë me Leonitën një ditë pas propozimit për martesë (Foto)

Gjatë ditës së djeshme (e enjte) në të gjitha mediat qarkulloi lajmi për propozimin romantik që mesfushori kosovar Granit Xhaka i bëri të fejuarës së tij, Leonita Lekajt.

Kjo e fundit pranoi duke thënë “Po”, me ç’rast dha edhe shenjën jeshile që planet e çiftit për martesë duket të jenë të afërta.

Lexo po ashtu "Ajo tha Po", Granit Xhaka ulet në gjunjë dhe i propozon martesë të fejuarës së tij, Leonitës (Foto)

Ata duken shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit, dhe këtë gjë e vërteton edhe fotografia e fundit që Graniti ka publikuar në llogarinë personale në Instagram.

Ai dhe Leonita mbrëmjen e kaluar ishin veshur shumë elegantë në ngjyrën e bardhë, gjersa në valën e shumë komenteve nga ndjekësit e tyre, ata marrin shumë komplimente për dukjen dhe harmoninë që rrezatojnë. /Telegrafi/