Site icon Telegrafi

Së shpejti lansohet vetura pa xham mbrapa – si do të funksionojë?

Vetura e parë në botë pa xham mbrapa do të lansohet në Britaninë e Madhe në një përpjekje për të ofruar pamje më të qartë për shoferët.

Polestar 4, do të jetë i pajisur me një ekran në vend të xhamit mbrapa tradicional dhe makina gjithashtu do të ketë integruar një kamerë në çati, transmeton Telegrafi.

Kamera më pas do të tregojë se çfarë ka mbrapa në ekranin e automjetit.

Prodhuesit e shumtë botërorë po përballen me një problem të përbashkët me kapacitetin për të parë mbrapa makinës të stilit coupe.

Kamera në këtë rast pritet të ofrojë pamje më të mirë të asaj se çfarë ndodh mbrapa. /Telegrafi/

Exit mobile version