Hip hop ylli, Elinel, pritet që të publikojë së shpejti projektin e tij të ri.
Reperi ka paralajmëruar projektin e ri të tij i cili pritet të publikohet së shpejti.
Klipi do të lansohet në platformën Onima Media, teksa nuk ka datë të caktuar të publikimit.
Elineli e ka punuar këtë këngë te Cricketi, producenti i cili ka vulën mbi shumë hite të reperit.
Projekti titullohet “Lambo” dhe pritet të jetë një projekt ritmik.
Elinel së fundmi ka ndryshuar zhanrin e tij të interpretimit, duke kaluar në një zhanër më modern të hip hopit.
Reperi vazhdon të jetë i angazhuar me muzikë përkundër angazhimeve në jetën private, pasi është bërë baba së fundmi. /Telegrafi/