Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe homologu i saj, ministri i Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, Gabriel Ashkenazi, kanë nënshkruar sot vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis të dyja vendeve.
Pas kësaj, kryeministri në detyrë në Kosovë, Avdullah Hoti dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stuballa, deklaruan që se shpejti do të fillojnë me procedurat për emërimin ambasadorit në Jerusalem dhe hapjen e ambasadës, transmeton Telegrafi.
“Në të ardhmen do të shkëmbejmë edhe vizita për të konkretizuar veprimet për ambasadën, e po ashtu edhe për emërimin e ambasadorit. Kjo është një njohje shumë e rëndësishme, pas një periudhe të një bllokade, me konkretizimin e kësaj njohje është bërë një hap i madh. Ne kemi nevojë për miq në të katër anët e botës”, ka thënë Hoti.
Ndërkaq, Haradinaj – Stuballa pohoi se tashmë kanë një të ngarkuar me punë, që do të përcjell procedurat për emërimin e ambasadorit në shtetin e Jerusalemit.
“Ambasada ne Jerusalem është zotim. Procedurat për emërimin e ambasadorit në Jerusalem ende nuk kanë filluar, kemi një të ngarkuar me punë, i cili do t’i përcjell të gjitha procedurat në shtetin tonë dhe shtetin pritës”, theksoi ajo.
Theksojmë se njohja nga Izraeli është arritur me nënshkrimin e marrëveshjes ekonomike me Serbinë në Washington, më 4 shtator 2020. /Telegrafi/