Hip hop yjet e Babastars, Cozman dhe Onat duket se kanë gati projektin e ri muzikor.
Cozy dhe Onati duket se kanë punuar së fundmi në një projekt të ri në prag të sezonit të verës.
Dyshja kanë pozuar përkrah këngëtarit të njohur, Bruno, i cili ka pasur po ashtu një vit të suksesshëm me hite.
Ky bashkëpunim pritet që të lansohet shumë shpejt, teksa për antarët e Babastars ky realizim vetëm vazhdon periudhën e ngjeshur.
Cozman vetëm pak ditë më parë lansoi këngën “Prej Tirone” me Agon Amigën.
Ky projekt tashmë u prit shumë mirë dhe arriti një milion klikime në pak ditë të publikimit.
Ky bashkëpunim duket se vjen pas realizimit të konfirmuar nga Getoar Selimi dhe Flori Mumajesi. /Telegrafi/