Telegrafi

Bardhi paralajmëron albumin e ri

Foto: Bardhi/Instagram

Bardhyl Idrizi, i njohur thjesht si Bardhi, po punon në publikimin e një albumi muzikor.

Këngëtari nga Kumanova një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes një publikimi në InstaStory, e që fansat e tij me siguri po e presin me padurim.

“Duke punuar në album, së shpejti”, ka shkruar Bardhi në postim, duke mos dhënë më shumë detaje.

Foto: Bardhi/InstaStory

Kujtojmë që ky ishte një vit i suksesshëm për këngëtarin, me disa projekte të publikuara, e që i sollën edhe shumë angazhime e koncerte.

Lexo po ashtu Bardhi dhe Alketa sjellin klipin e këngës "Emanuela"

Kënga e fundit e Bardhit erdhi në bashkëpunim me këngëtaren Alketa, projekti “Emanuela” u prit mirë nga fansat e dyshes dhe deri tani ka arritur afro dy milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/