Site icon Telegrafi

Se sa lehtë një femër do të jetë në gjendje të arrijë orgazmën, varet nga struktura e vagjinës

Foto: Kinkazoid

Shpesh besohet se anatomia e mashkullit është meritore, ose fajtore për paaftësinë e një femre për të pasur një orgazëm gjatë seksit, por një studim i ri i Universitetit të Indianas zbulon se vetë struktura e organeve gjenitale femërore është përgjegjëse

Shkencëtarët kanë zbuluar se ndryshimi thelbësor është distanca midis klitorit dhe traktit urinar, e cila është një tipar fizik që përcaktohet ndërsa foshnja është ende në bark.

Te femrat në të cilat kjo distancë është më pak se 3 cm, klitori merr stimuj të mjaftueshëm gjatë marrëdhënieve tradicionale, transmeton Telegrafi.

Nga ana tjetër, nëse ajo distancë është më e madhe, stimuli është shumë i vogël, kështu që femra nuk mund të arrijë orgazëm vetëm me penetrim.

– Numri magjik është 2.5 centimetra, tha studiuesja Elisabeth Lloyd nga Instituti Kinsey, duke shtuar se faktorë të tjerë, siç janë madhësia e penisit, atraktiviteti i partnerit dhe performanca e tij teknike mund të kenë një efekt më të vogël në orgazëm, por efekti më i madh është distanca anatomike e traktit urinar nga klitori.

Sipas studimeve, meshkujt më lehtë arrijnë orgazmën gjatë penetrimit vagjinal, ndërsa një numër më i madh i femrave arrijnë orgazmën më herët duke stimuluar klitorisin, për shembull gjatë seksit oral. /Telegrafi/

Photo: kinkazoid.com
Exit mobile version