Site icon Telegrafi

BE-së nuk po i pëlqejnë kushtëzimet Kosovë- Serbi (Video)

Bashkimit Evropian nuk po i pëlqejnë kushtëzimet që Kosova e Serbia po i bëjnë njëra tjetrës në kuadër të zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit.

Serbia nuk po i zbaton marrëveshjet për telekomin, energjinë, heqjen barrikadës mbi lumin Ibër, por edhe për zhbërjen e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë.

Për moszbatim të këtyre marrëveshjeve institucionet vendore kanë kushtëzuar Serbinë se nuk do të fillojnë krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Por zyrtarë të BE-së thonë se të dyja shtetet duhet të shmangim bllokadën dhe kushtëzimet ndaj njëra tjetrës.

Maja Kociançiq, zëdhënëse e BE-së ka thënë për Tribuna Channel se përmirësimi i dukshëm dhe i qëndrueshëm në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i nevojshëm në mënyrë që të dyja vendet të mund të vazhdojë në rrugën e tyre evropiane.

Exit mobile version