Site icon Telegrafi

Më se një e treta e punëtorëve, pranojnë se flenë në punë (Foto)

Në bazë të një hulumtimi të bërë me njëmijë të rritur që punojnë në vende të ndryshme, ka dalë se më se një e treta e tyre, flenë në punë.

Studimi ka gjetur se ata nuk mund t’i rezistojnë dremitjes, megjithëse shumë herë janë zënë nga menaxheri, transmeton Telegrafi.

Derisa shpesh janë qortuar apo dënuar, sërish vazhdojnë të mbështesin kokën dhe të mbyllin sytë nga lodhja.

Pushim gjumi gjatë orarit të punës

Afro 42 për qind kanë kërkuar të punojnë nga shtëpia, po që se lejohet ky funksion, se sa të angazhohen në zyrë. Përderisa ata që punojnë nga shtëpia, 49 për qind kanë thënë se nuk i heqin pizhamet dhe shpesh qëndrojnë në shtrat.

Në anën tjetër, ata që nuk kanë fjetur ndonjëherë, kanë thënë se ëndërrojnë me sy hapur për shtratin e rehatshëm, apo të jenë në divanin e butë të mbuluar me batanije.

Në fund të këtij hulumtimi, sugjerohet që oraret të fillojnë më vonë dhe të përfundojnë më herët, në mënyrë që të shmanget gjumi apo nevoja për të. /Telegrafi/

Exit mobile version