Site icon Telegrafi

S’e mësuan vjershën, mësuesja i turpëron nxënësit duke ua publikuar foton në Facebook (Foto)

Lindita Ilazi – Fazliu mësuese në Shkollën fillore “Emin Duraku” në Prishtinë ka zgjedhur një mënyrë të tmerrshme për t’i ‘gjykuar’ nxënësit e saj, të cilët sipas mësueses, nuk kanë kryer një detyrë që ajo ua ka dhënë.

Mësuesja ka radhitur të gjithë fëmijët (nxënësit) te tabela dhe ka postuar në rrjetin social “Facebook” fotografinë e atyre, të cilët nuk kishin mësuar vjershën që ajo ua kishte dhënë detyrë ta mësojnë.

Në Kosovë, vazhdimisht shfaqen raste të ndryshme, ku mësuesit ndëshkojnë nxënësit, dhe siç duket, ky veprim i ulët nga mësuesja e shkollës fillore – duke i turpëruar fëmijët në një rrjet social – është një metodë e re e ndëshkimit, transmeton Gazeta Express.

Të paktën në një rast tjetër, në vitin 2016, në një grup me prindër, i ka “kërcënuar” prindërit se do ua postojë fotot e fëmijëve në Facebook nëse ata “nuk ua largojnë morrat”.

Exit mobile version