Telegrafi

Se Messi dhe Jordi Alba kuptohen në mënyrë telepatike e tregon edhe pasimi i argjentinasit drejt spanjollit ndaj Atleticos

Lionel Messi (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Lionel Messi dhe Jordi Alba janë dyshja që kuptojnë më së miri njëri-tjetrin te Barcelona.

Shpesh herë mbrojtësi spanjoll dhe sulmuesi argjentinas gjejnë njëri-tjetrin fare lehtësisht, atëherë kur lojtarët kundërshtarë e presin më së paku.

Kështu ndodhi edhe në ndeshjen e Barçës ndaj Atletico Madridit, ku Messi i dha një pasim fantastik Albas, por ky i fundi për fat të keq nuk arriti të shënojë.

Pesë herë Topi i Artë javë më parë e kishte komentuar bashkëpunimin me Alban si special:

“Jordi Alba më njeh në mënyrë fantastike. Ai e di kur i jap një pasim pa e shikuar. Kam një lidhje speciale me atë”, ka thënë Messi për Catalunya Radio në shtator të 2018. /Telegrafi/