Site icon Telegrafi

“BE s’e la Ramën të bëjë mbledhje të përbashkët të qeverive Shqipëri – Turqi”

Besnik Mustafaj, ka shprehur bindjen se është e pamundur për një vend që të ketë 3 aleatë kaq të ndryshëm, si SHBA, BE dhe Turqia për Shqipërinë.

Mustafaj, në Top Channel, tha se Edi Rama ka pasur një presion të madh nga BE për mos zhvillimin e një mbledhje të përbashkët mes qeverisë turke dhe asaj shqiptare.

“Mund të ketë 3 aleatë, por jo kaq të ndryshëm. Në historinë e shtetit shqiptar, Turqia ka pasur një vend të rëndësishëm në marrëdhënien me vendin tonë, por për herë të parë si aleat strategjik është bërë në vitin 2013. Rama shkoi aq larg sa tha se do të kishte mbledhje të përbashkëta mes dy qeverive. Kjo ngjalli një shqetësim të madh te të gjithë evropianët. Është bërë një presin shumë i madh nga BE dhe vende të veçanta. Dhe fakti që nuk është bërë një mbledhje e dy qeverive është produkt i këtij presioni”, tha Mustafaj.

Exit mobile version