Site icon Telegrafi

Se filmat me superheronj sjellin para, dëshmon edhe “Deadpool” (Video)

Filmi i ri i Ryan Reynoldsit, “Deadpool”, ka debutuar në arkat filmike në Amerikë me fitime të mëdha në fundajën debutuese prej 135 milionë dollarëve.

Kjo ishte dyfish më e lartë se parashikimet e kritikëve që thoshin se filmi do të grumbullonte rreth 60-65 milionë dollarë.

“Kung Fu Panda 3” tani është i dyti me 19 milionë dollarë, ndërsa “How to be Single” ka debutuar me 18.7 milionë dollarë.

Kjo është lista e dhjetë filmave më të shikuar të fundjavës:

  1. Deadpool – 135 milionë dollarë
  2. Kung Fu Panda 3 – 19.7 milionë dollarë
  3. How to be Single – 18.8 milionë dollarë
  4. Zoolander 2 – 15.7 milionë dollarë
  5. The Revenant – 6.9 milionë dollarë
  6. Hail, Caesar – 6.6 milionë dollarë
  7. Star Wars: The Force Awakens – 6.2 milionë dollarë
  8. The Choice – 5.3 milionë dollarë
  9. Ride Along 2 – 4.1 milionë dollarë
  10. The Boy – 2.9 milionë dollarë
Exit mobile version