Tërmetin e mbrëmshëm e kanë ndier edhe banorët e qytetit të Pejës, e këtë më së miri e vërteton një transmetim i drejtpërdrejtë gjatë një emisioni ku ishte duke folur hoxhë Enes Goga.
Përderisa hoxhë Goga ishte duke folur gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, ai tregoi se në Pejë është duke ndodhur tërmet.
Për shkak të dridhjeve dhe shqetësimit të familjarëve, transmetimi i drejtpërdrejtë u ndërpre.
Ndryshe, dridhjet e tokës mbrëmë kanë shqetësuar edhe banorët e disa qyteteve në Kosovë.
Nga paniku i krijuar, si pasojë e dridhjeve të tokës, banorët e një ndërtese të lartë në Pejë kanë braktisur banesat dhe kanë dalë jashtë objektit.
Tërmeti, epiqendra e të cilit ishte në Bosnje e Hercegovinë, është ndier pothuaj në të gjitha qytetet e Kosovës. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?app=desktop&v=n44guAxcYw4&feature=emb_title&fbclid=IwAR0PpaPFml6MQUvlmq7zc0gkvqk0Sxgw6H_IhVEQMTHJKd26gh45t_ZQpJw