Telegrafi

Se CR7 dëshiron më të mirën për Juven, e tregon edhe momenti kur ai plot emocione priste vendimin e VAR-it

Duket se Cristiano Ronaldo është lidhur më shpejtë me klubin e Juventusit sa që është pritur fillimisht.

Ditë më parë për një intervistë në Gazzetta dello Sport portugezi kishe befasuar duke thënë se te Zonja e Vjetër ka gjetur një grup të bashkuar dhe ndjehet si një familje, gjë që nuk e ka hasur te klubet tjera ku ka luajtur.

CR7 dëshiron më të mirën për Juven dhe se aventurën te klubi nga Torino e ka marrë me shumë emocione.

Cristiano Ronaldo gjatë një momenti të derbit Juve-Roma (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Kjo tregohet edhe në ndeshjen ndaj Romës ku bardhezinjtë fituan me rezultat 1-0, ku Ronaldo teksa gjyqtari po konsultohej me VAR-in për të anuluar golin e Douglas Costas në kohën shtesë pas asistimit te Cristianos, ai qëndronte pas tij duke pritur vendimin me shumë emocione.

Ylli portugez nuk shënoi në këtë ndeshje përkundër rasteve të shumta, për një moment ai goditi edhe shtyllën me këmbë nga nervozizmi i madh, tjetër tregues sa shumë do golin me Juven.

Deri më tani ish-sulmuesi i Real Madridit ka shënuar 11 gola në Serie A dhe ka dhuruar pesë asistime.

Më mirë se ai ka bërë vetëm Krzysztof Piatek i Genoas, 13 gola. /Telegrafi/