Të gjithë jemi të vetdishëm se ne jemi përgjegjës për ambientin ku jetojmë.
Al Trade Center është prej kompanive më të mëdha në vend që ka ndryshuar mënyrën e të jetuarit, estetikën urbane dhe gjithë këtë duke treguar përgjegjësi ndaj shoqërisë dhe vendit.
Kështu, nga ora 9:00 të mëngjesit të së shtunës, Al Trade Center organizoi pastrimin e rrugëve dhe hapësirave publike.
Aktiviteti u realizua me shumë sukses ku u bashkangjitën edhe qytetarë në formë vullnetare.
Al Trade Center kështu përçon mesazh të qartë për vetëdijësim të qytetarëve dhe shoqërisë për mbrojtjen e mjedisit jetësor.
Aktivitete të tilla nga Al Trade Center do të vazhdojnë, teksa ky është shembulli më i mirë se bashkë mund të kontribojmë për një ambient më të mirë duke pastruar e duke u kujdesur për ambientin tonë. /Telegrafi/