Seanca e Kuvendit të Kosovës po vazhdon të jetë në pauzë më shumë se 1 orë e gjysmë.
E gjitha kjo po bëhet për shkak të pritjes së deputetëve të Listës Serbe, të cilët nga momenti në moment do të arrijnë në Kuvend.
Telegrafi mëson se së bashku me deputetët e Listës Serbe do të vijë edhe ambasadori amerikan Greg Delawie.
Seanca pritet të vazhdojë së shpejti, pasi që këta të fundit të arrijnë në Kuvend. /Telegrafi/