Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kyle Scott tha sot para gazetarëve se pas përfundimit të Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit-EULEX, ekzistojnë mundësi të tjera për të mbrojtur qytetarët serb në Kosovë.
Scott ka thënë se në Kosovë mbetet KFOR-i por e rëndësishme është edhe Policia e Kosovës, shkruan Blic.rs.
“Policia e Kosovës është atje në rend të parë. Ne kemi parë ditëve të fundit kur ka pasur disa probleme dhe po ka pasur probleme dhe kjo është e tmerrshme, por në fakt ka qenë Policia e Kosovës e cila ka kryer punën e saj për të mbrojtur pakicën serbe por edhe të gjithë qytetarët e tjerë të Kosovës”, u shpreh Scott, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se si do të ndikojë largimi i EULEX-it në sigurinë e serbe në Kosovë, transmeton Telegrafi.
Ai shtoi se është ” ambasador amerikan në Serbi, e jo ambasador në Kosovë, dhe se do të ishte më mirë që kjo pyetje t’i bëhet ambasadorit të SHBA-së në Prishtinë”. /Telegrafi/