Portierit të tretë të Manchester Cityt, Scott Carson, iu dha një shans i rrallë për të bërë përshtypje në ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve kundër Sporting Lisbonës.
Carson u fut në lojë nga trajneri i Cityt, Pep Guardiola, 20 minuta para fundit të ndeshjes së dytë në Etihad, e cila përfundoi në barazim pa gola (0-0).
Ndeshja ishte në fakt një takim ‘revyal’ pas fitores 5-0 të Cityt në Portugali në ndeshjen e parë mes dy skuadrave.
🗒️ REPORT: Manchester City are through to a 5th straight Champions League quarter-final after a 0-0 draw with Sporting CP confirmed a 5-0 aggregate triumph…#UCL
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) March 9, 2022
Guardiola e pa të arsyeshme t’i jepte Carson një ndeshje të rrallë, duke e inkuadruar atë në vend të portierit titullar, Ederson, në fund të ndeshjes.
36-vjeçari ishte drejtpërdrejt në aksion, duke bërë një pritje të shkëlqyer për t’i mohuar një gol sulmuesit të Sportingut, Paulinho.
Ai arriti të shihte pjesën e mbetur të ndeshjes pa pësuar gol, ndërsa City kaloi në çerekfinale të garës elitare ekipore evropiane.
Scott Carson comes on to make his first Champions League appearance since 2005 🧤#UCL pic.twitter.com/qPc5Tzcqef
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) March 9, 2022
Kjo ishte paraqitja e parë e Carson në Ligën e Kampionëve që nga viti 2005.
Paraqitja e tij e vetme e mëparshme në këtë garë kishte ardhur 16 vjet e 338 ditë më parë për Liverpoolin kundër Juventusit kur ai ishte vetëm 19 vjeçar.
Kjo është diferenca më e madhe midis paraqitjeve për çdo lojtar në historinë e Ligën e Kampionëve.
16 – Scott Carson’s only previous Champions League appearance came 16 years and 338 days ago for Liverpool vs Juventus when he was 19 years old; this is the largest gap between appearances for any player in the competition’s history. Icon. pic.twitter.com/tpCJPANjpC
— OptaJoe (@OptaJoe) March 9, 2022
Ai tani ka arritur një total prej dy paraqitjesh për Cityn, pasi ka luajtur vetëm një herë më parë për klubin – një fitore 4-3 ndaj Neëcastle sezonin e kaluar, në të cilën ai priti një penallti nga Joe Willock.
Ish-reprezentuesi anglez, Carson iu bashkua fillimisht Cityt në vitin 2019, fillimisht si huazim nga klubi i Championshipit, Derby County.
Marrëveshja u zgjat edhe për një vit tjetër përpara se Carson të nënshkruante një kontratë tjetër në Etihad në muajin korrik, e cila skadon në fund të sezonit. /Telegrafi/