Policia britanike njoftoi të mërkurën se sulmi në Vestminster në të cilin u ther me thikë një polic në kompleksin e parlamentit trajtohet si incident terrorist.
“Policët, përfshirë edhe ata me armë zjarri mbeten në vendin e ngjarjes dhe ne i trajtojmë si incident terrorist derisa të mos e vërtetojmë të kundërtën”, thuhet në kumtesën e policisë.