Telegrafi

Scorsese: Projektet e Marvel nuk janë filma të vërtetë

Martin Scorsese (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images for Film at Lincoln Center/Guliver)

Filmbërësi i famshëm, Martin Scorsese, ka thënë se është përpjekur t’i shikojë disa filma të Marvel, mirëpo thjesht nuk ka mundur ta bëjë deri në fund.

Gjatë një prononcimi për revistën Empire, regjisori i njohur ka thënë “ata nuk janë filma të vërtetë” dhe nuk e sheh rëndësinë në filmat e tillë.

Sipas tij, franshiza e filmave jashtëzakonisht të popullarizuar i duket si një park argëtimi për fëmijë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Martin Scorsese

“Thënë sinqerisht, pa marrë parasysh se sa mirë janë të xhiruar dhe çfarë aktorësh kulmorë kanë që japin më të mirën nga vetja në rrethanat e caktuara, më ngjajnë me një park argëtimi”.

Joe Pesci, Al Pacino, Robert De Niro dhe Martin Scorsese (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images for Film at Lincoln Center/Guliver)

“Këtu nuk është fjala për filma me njerëz që përpiqen të japin përvoja emocionale dhe psikologjike për qeniet tjera njerëzore”, është shprehur ai.

Natyrisht se ky koment nuk u ka pëlqyer fansave të filmave të Marvelit, ndërsa regjisori i dy filmave “Guardians of the Galaxy” është shprehur i pikëlluar që një prej regjisorëve që e ka pasur model (Scorsese) ka një opinion të tillë. /Telegrafi/