Telegrafi

Scorsese dhe DiCaprio do të bashkëpunojnë sërish

Martin Scorsese dhe Leonardo DiCaprio janë gati për bashkëpunimin e tyre të radhës për përshtatjen filmike të librit “Killers of the Flower Moon”, trilleri i David Grann.

Lajmi është bërë i ditur për Variety nga Dante Ferretti, dizajner i prodhimit dhe drejtor arti, i cili konfirmon se filmbërësi i njohur ka planifikuar të xhirojë filmin vitin e ardhshëm pas përfundimit të projektit të tij, “The Irishman”.

Lexo po ashtu Dhjetë personat nga vendet e ndryshme të botës që ngjajnë me të famshmit (Foto)

Ky do të ishte bashkëpunimi i gjashtë mes Scorseses dhe DiCaprios brenda 16 vitesh, transmeton Top Channel.

“Gangs of New York”, “The Aviator”, “The Departed”, “Shutter Island”, “The Wolf of Wall Street” dhe filmi i ardhshëm “Devil in the White City”, bazuar mbi librin e Grann – janë bashkëpunimet e deritanishme të dyshes së famshme.