Telegrafi

Schweinsteiger me një mesazh urimi për Xherdanin pas transferimit në Chicago, gjilanasi bën një batutë me gjermanin

Xherdan Shaqiri ka kompletuar transferimin tek skuadra amerikane Chicago Fire.

Sulmuesi nga Kosova u largua pas gjashtë muajve qëndrim në Lyon, për ta nisur një aventurë të re larg kontinentit të vjetër Evropës.

Chicago Fire ka prezantuar me entuziazëm të madh Shaqirin, pasi ai bëhet blerja më e shtrenjtë në histori të klubit, por edhe lojtari më i paguar në këtë skuadër.

Basitan Schweinsteiger dhe Xherdan Shaqiri gjatë kohës sa ishin te Bayerni

Më parë pjesë e Chicago Fire ka qenë legjenda gjermane Basiten Schweinsteiger, me të cilin Xherdani ka luajtur së bashku në Bayern Munich.

Në momentin e prezantimit të Xherdanit, ka ardhur edhe një urim nga ish-mesfushori gjerman.

“Urime për lëvizjen tuaj në Chicago. Kalofsh mirë dhe shpresoj të shihemi së shpejti”, tha Schweinsteiger në video mesazhin për Xherdanin.

Shaqiri u lumtura nga video urimi i Schweinit, pasi ata dy kanë qenë miq të mirë gjatë kohës që kanë luajtur te Bayerni.

Megjithatë sulmuesi kosovar bëri një batutë duke thënë se ndoshta gjermani mund të rikthehet për të luajtur së bashku.

“Ndoshta ai do të kthehet dhe ne mund të luajmë sërish bashkë”, thotë Shaqiri duke qeshur.

Debutimi i Shaqirit me Chicagon pritet të ndodhë më 5 mars në MLS ndaj Orlando City. /Telegrafi/