Arnold Schwarzenegger ishte i pranishëm në duelin e vitit në boks mes Wladimir Klitschkos dhe Anthony Joshuas.
Ky i fundit ka arritur të triumfoj pas ndërprerjes së ndeshjes nga ana e gjyqtarit në raundin e 11 pasi që ukrainasi ishte në ‘knock-down’ për të tretën herë në të njëjtin raund.
Aktori përmes një mesazhi në llogarinë personale në Facebook ka pohuar se ka parë një ndër meçet më emocionuese ndonjëherë dhe ka uruar për fitore Joshuan, transmeton Telegrafi.
“Ishte një nga luftërat më emocionuese që kam parë ndonjëherë. E uroi për fitore Anthony Joshua dhe Klitschko ka bërë një betejë të mahnitshme. Shpresoj se do të ketë rimeç”, ka shkruar Arnoldi në Facebook.
Kujtojmë se Klitschko pas duelit deklaroi se në para-kontratë është e shkruar edhe një ndeshje mes tyre, por e gjitha i mbetet në duar Joshuas /Telegrafi/