Ish-guvernatori republikan i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger e krahasoi inkursionin e protestuesve në Kongres amerikan me sulmet naziste ndaj hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore.
Ai e quajti presidentin aktual të SHBA-së, Donald Trump “presidentin më të keq ndonjëherë”.
Schwarzenegger, i lindur në Austri, i cili ishte pjesë e Rajhut të Tretë, tha se i kujtohej fëmijëria e tij, pasi kishte lindur dy vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, transmeton Telegrafi.
“Duke u rritur, unë isha i rrethuar nga burra të thyer, të cilët u përpoqën të hiqnin qafe fajin për regjimin më kriminal në histori. Jo të gjithë ishin antisemitikë ose nazistë”, ka pohuar Schwarzenegger për Los Angeles Times, raporton cnn.
Ai e krahasoi ndërhyrjen në Capitol Hill me Natën famëkeqe të Kristalit.
“Java e kaluar ishte Nata e Kristalit Amerikan, domethënë të thuash Dita e Kristalit. Ata që mendojnë se do të përmbysin Kushtetutën Amerikane gabojnë shumë – ata kurrë nuk do të fitojnë”, tha austriaku. /Telegrafi/