Bernd Schuster ka folur për kohën e tij të kaluar te Real Madridi dhe transferimet që ka dashur t’i bëjë, por që i kanë dështuar.
Ish-trajneri i Real Madridit, Bernd Schuster pranon se ai u përpoq të nënshkruante me mesfushorin e Chelseat, Cesc Fabregas sa ishte në krye të skuadrës.
Schuster gjithashtu pranoi se kanë biseduar edhe rreth transferimit të Iniestas në Santiago Bernabeu, por në fund nuk u bë asgjë.
Trajneri gjerman i pranoi këto fakte në librin e tij të ri, Amor a primera la vista, duke zbuluar se ai dëshironte që Reali të shkonte në një zbavitje blerjesh në sezonin e tij të dytë të ngarkuar.
“I kam vënë në tryezë emrat e Dani Alves (Sevilla), (David) Villa (Valencia) dhe Fabregas (Arsenal), madje edhe kur pashë se asgjë nuk po ndodhte unë flisja për Luis Fabiano”, ka thënë fillimisht Schuster.
“Ne biseduam me (Andres) Iniesta, i cili kishte një klauzolë largimi në Barcelonë prej 50 milionë euro, por ideja u hodh poshtë”, përfundoi gjermani.
Ndryshe, trajneri gjerman gjatë kohës së tij te Mbretërit fitoi titullin në La Liga në sezonin 2007–08 dhe Superkupën e Spanjës në vitin 2008.
Në të kaluarën, Schuster ka bërë karrierë si trajner edhe në skuadra tjera të njohura si Shakhtar Donetsk, Getafe, Levante, Besiktas dhe Malaga. /Telegrafi/