Site icon Telegrafi

Schuster: Nuk do befasohesha nëse Low bëhet trajner i Realit, ia kam propozuar Perezit

Foto: Marca

Ish-trajneri i Real Madridit, Bernd Schuster, ka thënë se nuk do të ishte aspak i befasuar nëse Joachim Low do të ishte trajner i Los Blancos në sezonin 2019/20.

Tekniku gjerman ka zbuluar se ai ia ka sugjeruar trajnerin e Gjermanisë presidentit të klubit spanjoll gjatë një takimit të tyre.

“Kam folur me presidentin Florentino Perez gjatë një ngjarje bamirëse dhe ia kam përmendur Lowin”.

Bernd Schuster sa ishte pjesë e Realit (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

“Ai më shikoi çuditshëm, sikur e befasova. Gjermanët janë shumë të vlerësuar te Reali”.

“Nuk do të isha i befasuar nëse Reali do tentonte të nënshkruante me Low gjatë verës”, ka thënë Schuster për Die Welt.

Lexo po ashtu Mbappe nuk ia mbyll dyert Real Madridit: Jam i lumtur te PSG, por të ardhmes nuk i dihet

Low aktualisht është nën kontratë me Federatën e Futbollit të Gjermanisë (DFB) deri në vitin 2022.

58-vjeçari përveç përfaqësueses, ka stërvitur edhe klubet gjermane si Freiburg, Stuttgart, Eintracht Frankfurt e Karlsruher. /Telegrafi/

Exit mobile version