Telegrafi

Schuster: Barcelona është klub i madh për Dembelen

Ousmane Dembele është nën mbikëqyrje nga Barcelona në javët e fundit si rezultat i një mungese profesionalizmi, por Bernd Schuster nuk është i habitur me këtë situatë.

Sulmuesi francez ka dështuar t’i tregojë vlerat e tij te Barcelona dhe tanimë po bënë probleme edhe jashtë fushës.

Por, trajneri gjerman Schuster nuk beson se francezi është në nivelin e kërkuar për Barcelonën dhe dyshon nëse ai ishte edhe aq mbresëlënës edhe te Borussia Dortmund.

Lexo po ashtu Lenglet: Nuk ka probleme per Dembelen

“Ka disa lojtarë që janë mjaft të mirë për Barcelonën dhe disa që nuk janë”, ka thënë fillimisht Schuster në një intervistë për “El Transistor” të Onda Cero.

“Kjo është diçka që mund ta shihni nga fillimi, nuk keni nevojë për tre sezone”.

“Barcelona është shumë e madhe për Dembelen”.

Lexo po ashtu Suarez për Dembelen: Ai duhet të marrë më shumë përgjegjësi

“Në Borussia Dortmund ai kishte disa ndeshje të shkëlqyera në fillim, por jo edhe aq shumë”, përfundoi trajneri gjerman.

Ndryshe, edhe disa nga bashkëlojtarët e tij te Barcelona i kanë kërkuar sulmuesit francez më shumë përgjegjësi. /Telegrafi/