Telegrafi

Scholz thotë se Gjermania do të zgjidhë mosmarrëveshjet rreth energjisë bërthamore

Qeveria gjermane do të zgjidhë një mosmarrëveshje për energjinë bërthamore në ditët në vijim.

Kështu ka deklaruar para mediave kancelari gjerman, Olaf Scholz, raporton skynews.

“Ne kemi vendosur që do të vazhdojmë të bëjmë të mundur, veçanërisht këtë dimër, përdorimin e energjisë bërthamore dhe kjo çështje shumë specifike e praktike do të zgjidhet shpejt dhe në kohën e duhur deri në javën e ardhshme”, tha ai gjatë një konference për shtyp me kryeministri e Mongolisë, Luwsannamsrain Ojuun Erdene.

Qeveria gjermane nuk miratoi të hënën një projektligj që do t’i vendoste në funksion dy nga termocentralet e fundit bërthamore të vendit përtej ndërprerjes së tyre të planifikuar për shkak të mosmarrëveshjeve politike.

Gjermania është detyruar të marrë në konsideratë masa të tilla pasi vendi kërkon të reduktojë varësinë e saj nga burimet ruse të energjisë.

Ndryshe, Gjermania ka reduktuar në masë të madhe blerjen e naftës dhe gazit duke anuluar projektin Nord Stream II dhe daljes jashtë funksionit të Nord Stream I. /Telegrafi/