Site icon Telegrafi

Scholz i Gjermanisë paralajmëron Netanyahun kundër spirales së dhunës

Kancelari gjerman Olaf Scholz të dielën shprehu shqetësimin për rrezikun e një lufte rajonale në Lindjen e Mesme gjatë një bisede telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, tha një zëdhënës i qeverisë në Berlin.

Biseda erdhi një ditë pasi një sulm ajror izraelit në një shkollë në Gaza, ku thuhet se vrau dhjetëra civilë, me Ministrinë e Jashtme gjermane që më vonë e quajti sulmin “të papranueshëm” dhe bëri thirrje për një armëpushim, transmeton Telegrafi.

“Scholz i tha Netanyahut se qeveria gjermane dënon fuqishëm kërcënimet nga Irani, militantët e Hezbollahut në Liban dhe të tjerë kundër sigurisë së Izraelit dhe qytetarëve të tij”, tha zëdhënësi Wolfgang Büchner.

Kancelari theksoi nevojën për të “thyer spiralën shkatërruese të dhunës hakmarrëse, për të ulur tensionet dhe për të punuar në mënyrë konstruktive për de-përshkallëzimin”, tha zëdhënësi.

Scholz përsëriti gjithashtu se ka ardhur koha për të finalizuar një marrëveshje për një armëpushim në Gaza, dhe lirimin e pengjeve të mbajtura nga militantët në territorin palestinez.

Ai tha se “shumë qëllime ushtarake” në luftën kundër Hamasit janë arritur, por vuajtjet njerëzore në Rripin e Gazës vazhdojnë dhe janë “të mëdha”.

Shqetësimet për një zjarr në Lindjen e Mesme janë rritur. Irani dhe milicitë aleate të tij kanë njoftuar se po planifikojnë sulme hakmarrëse kundër Izraelit pas vrasjes së dy figurave kryesore nga Hamasi dhe Hezbollahu.

Më vonë të dielën, Ministria e Jashtme gjermane bëri thirrje përsëri për një armëpushim në Gaza, pasi denoncoi sulmin e Izraelit në shkollën në qytetin e Gazës, që shkaktoi dënime ndërkombëtare. /Telegrafi/

 

Exit mobile version